Australi, spektakli i eklipsit total që errësoi diellin për një minutë

Australi, spektakli i eklipsit total që errësoi diellin për një minutë

Në Exmouth, në Australinë Perëndimore, mbi 20 mijë njerëz u mblodhën për të admiruar fenomenin astronomik të eklipsit për një minutë, rreth orës 11.30 me orën lokale, ku hëna mbuloi diellin, duke dhënë një shfaqje të paharrueshme.

Exmouth është në fakt një nga vendet e pakta në botë ku ishte e mundur të shikohej fenomeni në tërësinë e tij.

Më shumë se 20 mijë njerëz, sipas transmetuesit lokal Abc, shkuan në Exmouth, një qytet me 3 mijë banorë, 200 kilometra larg Perthit, për të admiruar eklipsin.

Kulmi, siç raportohet nga Observatori i Perthit, zgjati rreth 58 sekonda dhe u regjistrua në orën 11:30 me kohën lokale.

Për gati një minutë, ishte e mundur të admirohej dielli ndërsa ishte i mbuluar nga hëna.

“Shumë njerëz bëhen të varur nga ai moment i mbinatyrshëm. Ata bëhen gjuetarë të eklipsit dhe udhëtojnë nëpër botë për të përsëritur përvojën,” tha John Lattanzio i Shoqërisë Astronomike të Australisë.

Por banorët e Sidnejit duhet të presin vetëm disa vjet. Më 22 korrik 2028, 5 milionë banorët e saj do të përjetojnë eklipsin total diellor, një nga pesë ngjarjet e parashikuara për Australinë gjatë 15 viteve të ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy