“Dashnoret e ministrave në hotelin e Balilit”, Blushi: Një sqarim për gazetarët mekanikë

“Dashnoret e ministrave në hotelin e Balilit”, Blushi: Një sqarim për gazetarët mekanikë

Pak orë pas deklaratës së bujshme të ministrit Manjani, e cila pasoi shkarkimin e tij nga detyra si ministër i Drejtësisë, në disa media online u publikua një lajm, sipas të cilit, emrat e ministrave ishin bërë publikë nga kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi.

Në lajm flitej për 3 ministra. Por vetë Blushi ka reaguar me anë të një postimi në faqen e tij, duke sqaruar se mediat u janë refeuar disa profileve false në emër të tij.

“NJË SQARIM PËR PORTALET E SHQIPËRISË

Gjatë ditës së djeshme portalet Opinion, Panorama, Syri.net, Sot.news, Newsbomb, Mapo dhe ndoshta dikush tjetër kane cituar faqe të cilat nuk janë të autorizuara nga unë. Shumicën prej tyre i kam komunikuar personalisht për tu thënë se Ben Blushi që kanë cituar nuk është Ben Blushi. Megjithatë asnjë prej tyre nuk ka bërë një përgenjeshtrim formal. Jam i detyruar t’i kujtoj se kjo është e vetmja faqe zyrtare, nga disa dhjetëra anonime, në të cilën mund të marrin mendimet, komentet, fotot, videot dhe aktivitetin tim. Duke shpresuar se ky keqkuptim është mirëkuptuar nga të gjithë u kërkoj portaleve ta postojnë këtë reagim të detyruar dhe të nevojshëm. Shpresoj se paskëtaj, gazetarët mekanikë të portaleve do kenë mirësinë ta regjistrojnë si link faqen time zyrtare që është vetëm kjo dhe asnjë tjetër!”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy