Lufta në Ukrainë? Macron: Evropa duhet t’i përgjigjet “elektroshokut” të Trump”

Lufta në Ukrainë? Macron: Evropa duhet t’i përgjigjet “elektroshokut” të Trump”

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si një “elektroshok” që duhet të detyrojë Evropën të sigurojë të ardhmen e saj si dhe të Ukrainës.

Në një intervistë për Financial Times, menjëherë pasi Trump ra dakord me Vladimir Putinin për të mbajtur bisedime për paqen, Macron mbrojti nevojën që Evropa të forcojë mbrojtjen dhe ekonominë.

Ai këmbënguli se vetëm presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mund të negociojë në emër të vendit të tij, duke paralajmëruar se lejimi i “paqes që është kapitullim” do të ishte “lajm i keq për të gjithë”, përfshirë SHBA-në.

Pyetja e vetme në këtë fazë është nëse presidenti Putin është vërtet, në mënyrë të qëndrueshme dhe besueshmërisht i gatshëm për të rënë dakord për një armëpushim mbi këtë bazë. Pas kësaj, u takon ukrainasve të negociojnë me Rusinë”, tha Macron, duke shtuar: “Ne të gjithë duhet të qëndrojmë kolektivisht vigjilentë”.

Megjithatë, presidenti francez miratoi qëndrimin e administratës Trump se ishte përgjegjësi e Evropës për të garantuar sigurinë e Ukrainës, duke thënë se ajo buronte nga një ndryshim brezash dhe dypartiak në prioritetet e politikës së jashtme të Amerikës larg Evropës dhe drejt Azisë.

Njëanshmëria amerikane nuk filloi me kthimin e Trump në pushtet, shtoi Macron, duke vënë në dukje se ai nuk mori një telefonatë paraprakisht nga administrata Biden në lidhje me marrëveshjen e saj të nëndetëseve bërthamore “Aukus” me Australinë dhe Britaninë e Madhe ose për tërheqjen e saj nga Afganistani.

“Ajo që Trump po i thotë Evropës është se ju takon ju të mbani barrën. Dhe unë them se na takon ne ta marrim përsipër”, tha Macron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy