Greta Thunberg çon në SHBA protestën për ndryshimet klimatike

Greta Thunberg çon në SHBA protestën për ndryshimet klimatike

Aktivistja suedeze, 16-vjeçarja Greta Thunberg, ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbajtur takime të ndryshme rreth ndryshimeve klimatike dhe për ndërgjegjësimin e të rinjve dhe jo vetëm, mbi këtë çështje.

E ftuar në emisionin “The Daily Show”, ajo është pyetur rreth asaj çka po bën dhe kauzës, së cilës i është përkushtuar prej kohësh.

Pyetjeve të gazetarit se “Pse mendon që shumë të rinj janë të përqendruar në temën rreth ndryshimeve klimatike në ditët e sotme?” dhe se “Pse brezi i ri dhe brezi i vjetër mendon ndryshe mbi këtë çështje?”, Greta u është përgjigjur: Për ne të rinjtë është një kërcënim direkt, ndërsa të tjerët mendojnë se nuk do të jemi gjallë deri atëherë. Ne jemi të vetëdijshëm, që po përballemi me këto pasoja klimatike dhe se ato do përkeqësohen në vazhdim. Ndaj mendoj se shumë të rinj, veçanërisht, janë të shqetësuar. Ne duhet të vazhdojmë drejt rrugës sonë, pasi shqetësimi i shumë të rinjve rreth kësaj çështjeje është tepër i madh.

Pyetjes se “Çfarë njerëzit duhet të mësojnë rreth ndryshimeve klimatike?”, Greta i përgjigjet:  "Duhet të mendojnë pak a shumë për të gjitha, sepse ne e dimë se diçka nuk po shkon mirë me ngrohjen globale, me shkrirjen e akullnajave, me rritjen e temperaturave etj… Më vonë do përballemi me ndyshime ekstreme të motit".

Ajo shton se njerëzit nuk e kuptojnë se sa e rëndë është kjo krizë, pasi shumë prej tyre nuk janë të informuar.

Pyetjes se “Çfarë duhet të bëjnë njerëzit dhe qeveritë?”, ajo i përgjigjet: "Njerëzit duhet të bëjnë gjithçka, por së pari duhet të informosh veten, për të kuptuar situatën… Ndërsa si individë ajo që duhet të bëjmë, - shprehet Greta, - është të përdorim fuqinë e demokracisë që zëri ynë të dëgjohet dhe të sigurohemi që njerëzit me pushtet nuk mund të vazhdojnë ta injorojnë atë”.

Kujtojmë se suedezja 16-vjeçare e nisi rrugën e saj si aktiviste duke protestuar çdo ditë të premte dhe duke refuzuar të shkojë në shkollë si gjithë moshatarët e saj, në mënyrë që t’i kushtohej kështu kauzës së saj për shpëtimin e planetit. Greta tashmë është kthyer në një frymëzim jo vetëm për brezin e saj, por edhe mosha të tjera në lidhje me çështjen klimatike në botë.

Ajo është sot në një zë i fuqishëm dhe shumë të rinj nga Europa deri në Amerikë i janë bashkuar në kauzën për shpëtimin e planetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy