Kryministri Rama emëron ambasadorin Zef Mazi për kryenegociator të Shqipërisë me BE

Kryministri Rama emëron ambasadorin Zef Mazi për kryenegociator të Shqipërisë me BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është detajuar plani për muajt në vijim lidhur me konferencën ndërqeveritare me BE për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Kreu i Ekzekutivit tha se është ngritur edhe grupi i punës për konferencën ndërqeveritare si dhe është caktuar edhe kryenegociatori i këtij procesi të rëndësishëm.

“Kemi ngritur edhe grupin negociator. Besoj është momenti për ta thënë emrin e kryenegociatorit, një personalitet edhe pse nuk ka evituar të kritikojë edhe qeverinë tonë në një moment të caktuar, por kjo është një arsye më shumë për ta përfshirë në këtë proces. Një personalitet i diplomacisë shqiptare i mirënjohur nga të gjithë, i gjithëpranuar për dijen, aftësinë e tij në pozicione të ndryshme, qoftë kur ka kryer misione të diplomacisë tonë apo detyra të rëndësishme në institucione ndërkombëtare. Ambasadori Zaf Mazi do të jetë kryenegociatori dhe me një grup të mirë përzgjedhur do të jenë strategjia e betejës për negociatat, një betejë që zhvillohet në fushën e dijes dhe vullnetit të mirë për të çuar me shpejtësi përpara procesin  në shumë drejtime”, deklaroi Rama.

Po kush është Zef Mazi?

Zef Mazi ka lindur me 27 janar 1956, ne Tiranë. Ai eshte ish diplomat shqiptar i karrieres i cili, qe nga viti 2011, sherben si Asistent Special per Strategjine i Drejtorit te Pergjithshem te Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Ne kete funksion ai ka qene i ngarkuar per formulimin, planifikimin dhe zbatimin e strategjise per te gjithe Agjensine, si dhe per manaxhimin e risqeve dhe te dijeve.

Zef Mazi ka qene Ambasador i Republikes te Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar te Britanise te Madhe dhe Irlandes te Veriut si dhe ne Republiken e Irlandes (2007-2011).

 Para kesaj, Zef Mazi ka qene Ambasador dhe Perfaqesues i Perhershem i Shqiperise ne Zyren e Komnbeve te Bashkuara ne Vjene, ne Agjensine Nderkombetare te Energjise Berthamore (ANEA), ne Organizaten per Bashkepunim dhe Siguri ne Evrope (OSBE), ne Organizaten per Zhvillimin Industrial te Kombeve te Bashkuara (UNIDO), ne Organizaten per Ndalimin e Plote te Provave Berthamore (1992-1997 dhe 2002-2007, respektivisht).

Ai ka qene kryetar i Forumint per Bashkepunim per Ceshtjet e Sigurise te OSBE (2003), dhe ka sherbyer edhe ne Sekretariatin e OSBE-se dhe te ANEA-s (1998-2002). Zef Mazi ka qene Kryetar ne Detyre Misioni ne Ambasaden e Republikes te Shqiperise ne Austri dhe ne Konfederaten Zvicerane (1991-1992). Para kesaj, ai ka sherbyer ne Departamentin e Bashkepunimit Shumepalesh te Ministrise te Jashtme te Shqiperise ne Tirane, i ngarkuar per KSBE-ne, si dhe anetar i delegacionit te perhershem te Shqiperise ne negociatat per rivendosjen e marredhenieve diplomatike ndermjet Britanise te Madhe dhe Shqiperise.

Zef Mazi ka qene kandidat per president ne zgjedhjet presidenciale ne Shqiperi (2002), si dhe kandidati zyrtar i Shqiperise per postin e Sekretariat te Pergjithshem te OSBE-se.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy