Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në konferencën e mbajtur sot për mediat, deklaroi se Elon Musk nuk është një rrezik për demokracinë.
Ajo solli në vëmendje rastin e Sorosit, për të ilustruar idenë se njerëz të pasur përdorim burime për të financuar partitë dhe shoqatat kudo nëpër botë, për të ndikuar politika të caktuara.

“Unë nuk marr para nga Musk", -tha ajo, duke shtuar: "Nëse kanë marrë diçka ia kanë marrë Sorosit. Unë nuk shoh rrezik për demokracinë".
Pyetjeve në lidhje me deklaratat e Musk sa i takon fushatës elektorale në Gjermani, Meloni u përgjigj: “Dua t'ju kujtoj ndërhyrjen gjermane në fushatën italiane”.



