SPAK merr sot në pyetje ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja

SPAK merr sot në pyetje ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja

Pas arrestimit të tij në datë 21 tetor, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja është thirrur këtë të premte për t'u marrë në pyetje nga prokurori Adnan Xholi.

Organi i akuzës ka ngritur tre akuza ndaj Çyrbjas, konkretisht për “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit.

Në kompensim të këtij favori, Çyrbja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Për të njëjtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Në seancat e mbajtura si në shkallë të parë si në Apel, Jurgis Çybja ka mbajtur qëndrim mohues si përdorues i aplikacionit SKY ECC.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy