Gjoni: Protestat e PD do të përshkallëzohen, synim zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike

Gjoni: Protestat e PD do të përshkallëzohen, synim zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike

Deputeti i PD, Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN deklaroi se protestat e opozitës do të përshkallëzohe.  Sipas tij, tubimet e fundit kanë shërbyer si test për strukturat dhe mbështetjen qytetare, duke shënuar rritje graduale të pjesëmarrjes dhe organizimit.


 

Ai paralajmëroi se protesta e 28-ës do të ketë skenar të ndryshëm, me mundësi bllokimi institucionesh apo forma të tjera. Në fokus të saj mbetet kërkesa për zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie teknike.


"Ne duhet të kuptojmë qëllimin për të cilin kemi ardhur. Po diskutohet në studio se çfarë e ka shtyrë opozitën të shkojë drejt këtyre protestave. Një nga elementët kryesorë, është çështja e zgjedhjeve, të cilën PD duhet ti kishte filluar që ditën pas zgjedhjeve të 11 majit. Për shkak të pritjes së raportit të OSBE/ODHIR dhe analizës në PD, këto protesta u shtynë. 

E dyta, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit dhe dosjet që SPAK sot i ka në fazë të avancuar, korrupsion galopant i qeverisë Rama.


E kuptoj edhe titullin, fishekzjarree, molotovë dhe fotografi, por tre protestat e fundit kanë qenë një test me strukturat e PD dhe pjesën gri. Rezultaton se nga protesta e datës 24 janar deri sot, kemi ngritje graduale të pjesëmarrësve dhe mënyrës së organizimit. Patjetër nuk mund të shkojmë me të njëjtën regji për një periudhë të gjatë kohe. Kjo mund të krijojë një lloj problematike në rradhët e demokratëve, por rezulton se ka një skenar të ndryshëm në protestën e fundit.  


Kohëzgjatja, nga 2 orë ka shkuar në 5 orë. Do të ketë skenarë të tjera dhe protesta e datës 28 do të jetë ndryshe nga tre protestat e para. Do të merren parasysh edhe skenarë të tjerë, në lidhje me bllokimin e bulevardit, institucioneve, grevë urie, etj, por duhet të shkojnë shkallë-shkallë, në lidhje me reagimin e faktorit të brendshëm por edhe të jashtëm. Sot në tryezën e diskutimeve, por diskutohen zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria teknike.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy