Albin Kurti: Nuk na mbetet rrugë tjetër veç zgjedhjeve të reja

Albin Kurti: Nuk na mbetet rrugë tjetër veç zgjedhjeve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, thotë se e vetmja mënyrë për ta nxjerrë vendin nga ngërçi politik janë zgjedhjet e reja. Kurti tha në një dalje për mediat se këtë e konfirmoi votimi i djeshëm në Parlament.

 

Të dielën qeveria “Kurti 3”, e propozuar prej tij, vetëm 56 vota në Kuvendin e Kosovës dhe nuk kaloi. 

 

Para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, ne zgjedhim zgjedhjet. Kjo është arsyeja pse vendi nuk ka rrugë apo mënyrë tjetër përveçse zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”, tha Kurti. 

 

Ai ka thënë se LDK-ja ka refuzuar kategorikisht qeverinë e udhëhequr nga ai e po ashtu edhe Nisma ka refuzuar përfundimisht të jetë në qeverinë që e drejton ai. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy