Basha: Të ngrejmë një koalicion vlerash përballë aleancës së krimit

Basha: Të ngrejmë një koalicion vlerash përballë aleancës së krimit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar sot se duhet të ndërtojmë një koalicion të madh vlerash dhe ti kundërvihemi regjimit të drogës.

Në një deklaratë për mediat sot, kryetari i PD-së Basha, u shpreh se “Edi Rama nuk ia ka dalë dot të mbyllë gojën e opozitës. E dimë presionin e jashtëzakonshëm të ushtruar mbi mediat duke u munduar me të gjitha format që të mbyllë ekranët nga lajmet që demaskojnë këtë problem të shoqërisë tonë.Por problemi i kapërcen kufinjte e Shqipërisë dhe tashmë kete nuk e fshehin dot dhe mediat ndërkombëtare qe flasin për shtrirjen e drogës në Shqipëri”.

Te gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm pse nuk zbatohet ligji i dekriminalizimit, por unë kam një thirrje, tha Basha, duke vijuar se “Përballë aleancës së krimit që rrezikon të kape dhe prishe zgjedhjet e ardhshme, të ndërtojmë një kooalicion të madh vlerash që ti kundëvihemi me vlerat e guximit tonë. Së pari pa dekriminalizimin e Shqipërisë, pa zbatimin e ligjit të dekriminalizimit nuk do të ketë paqe. Së dyti të bëjmë të mundur që mes bashkimit tonë politikë të përballen me drejtësin të gjithë shkelësit e ligjit”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy