Foshnja 1-muajshe nxirret e gjallë nga rrënojat

Foshnja 1-muajshe nxirret e gjallë nga rrënojat

Dy orë pas një sulmi ajror në Idlib të Sirisë, nga rrënojat është nxjerrë e gjallë një foshnje njëmuajshe, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Nëpunësi i Mbrojtjes Civile, Ebu Hilfe, i përlotur, tha se fëmija u gjet nën rrënojat në katin e katërt të ndërtesës që ishte në shënjestër të sulmit.

“E pamë në katin e katërt. Ishte gjallë. Arritëm ta nxjerrim dy orë pas sulmit. Kjo është foshnje njëmuajshe. Mund të vdiste. Nuk ka lëndime të rënda, falë Zotit. Kur e pashë menjëherë m’u kujtua vajza ime. Menjëherë e mora në krahë si vajzën time. Kjo është diçka që nuk mund të përshkruhet”, tha Abu Hilfe, i përfshirë nga emocionet dhe lotët.

Sulmet e forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad janë intensifikuar kohët e fundit në Idlib dhe në zonat e kontrolluara nga opozita.

Besohet se emri i fëmijës është Hamide Matuk, megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nën rrënoja janë nxjerrë trupat e shtatë personave. Prindërit e foshnjes ende nuk janë gjetur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy