Çfarë po ndodh/ Moska dërgon delegacion ushtarak në Korenë e Veriut

Çfarë po ndodh/ Moska dërgon delegacion ushtarak në Korenë e Veriut

Rusia njoftoi se ka dërguar një delegacion ushtarak në Korenë e Veriut por nuk dha detaje për arsyet e kësaj vizite.

Ky delegacion përfshinte edhe Viktor Kalganov, nënkryetari i Qendrës së Menaxhimit të Mbrojtjes Kombëtare ruse, përgjegjëse për çështje të sigurisë kombëtare, njoftoi media shtetërore.

“Koreja e Veriut është fqinji jonë. Ne kemi nevojë të zhvillojmë marrëdhënie me këtë vend dhe dialogu politik është shumë i rëndësishëm”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov sipas citimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve, TASS.

Delegacioni mbërriti dje në Phenian dhe do të qëndrojë deri të shtunën, njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax”.

Rusia dhe Kina janë vendet që kanë marrëdhëniet diplomatike më të ngushta me shtetin e izoluar të Koresë së Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy