Policia italiane ka sekuestruar 10 kilogramë drogë në një aksion në Chieti, ku në pranga ranë tre shqiptarë.
Sipas mediave të shtetit fqinjë, 9 kilogramë heroinë ishte e ndarë në 18 pako, dhe rreth 900 gramë kokainë e ndarë pako, u gjet në kofanon e një makine Smart dhe në një valixhe të gjetur nga policia në një ndërtesë të marrë me qera.
Të arrestuarit janë Armando Greca, 25 vje, Moris Greca, 21 vjec (kushërinj me njëri-tjetrinn) dhe Amendea Jaupaj 23 vjec, e dashura e njërit prej shqiptarëve.
Ata u ndaluan gjatë kontrolleve rutinë të policisë në makinat që udhëtonin.
Sipas mediave italiane, droga ishte e destinuar për tregun metropolitlan Chieti-Pescara.
Nëse shqiptarët do të mund ta hidhnin në treg, do të fitonin deri në një milionë euro.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar origjinën e lëndës narkotike.








