
Elivs e Gjon Shkambi nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, si dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës kanë mbetur në masën e sigurisë arrest me burg.
Më 6 tetor Elvis Shkambi vrau me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja, fill pasi ky i fundit shpalli vendimin kundër xhaxhait të tij.
Krimi u krye me një pistoletë të cilën i riu e kishte pasur me vete gjatë gjithë seancës të nisur prej orës 14:00 në Gjykatën e Apelit.



