
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një mesazh të ri në Facebook, shpjegon se Kievi ka informacione se ushtria ruse po rekruton mercenarë nga shtete të tjera.
Një jetë e gjatë është më e mirë se paratë që ju ofrohen për një jetë të shkurtër.
Ai drejtoi një mesazh edhe për ushtarët rusë të cilëve iu kërkoi që të ulin armët.
Është më mirë se sa të vdesësh në fushën e betejës, në tokën tonë.
Humbjet në radhët ruse kanë arritur në mbi 14.200 që nga dita e nisjes së sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.
Kjo shifër u bë e ditur nga buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.



