“Kjo është shtëpia jonë. Trump dhe Brexit na kanë treguar se jemi në rrugën e duhur”. Kështu u është drejtuar 3500 simpatizantëve të mbledhur në Lion gjatë një takimi elektoral në kuadër të fushatës presidenciale.
Kandidatja e ekstremit të djathtë nuk i kurseu kritikat ndaj Europës dhe fondamentalizmit islamik.
“Zgjimi i popujve kundër oligarkive mund të bëhet realitet”, tha ajo duke iu referuar daljes së Britanisë së Madhe nga BE dhe politikave të presidentit Trump.
“BE-ja është një dështim”, tha ajo, duke premtuar se nëse zgjidhet, do të nisë një proces negociatash me Brukselin për t’i rikthyer vendin sovranitetin në katër aspekte. Dhe nëse këto tratativa nuk do të kenë sukses, sipas saj, do të mendohet edhe një Frexit, fillimisht duke mbajtur një referendum popullor.
Le Pen premtoi edhe daljen e Francës nga komanda e integruar e NATO-s.
“Në pesë vjet do të kthejmë Francën në rrugën e duhur”, tha ajo.
Le Pen shtoi se disa nga pikat e tjera të programit të saj janë përparësia ndaj francezëve në punësim, ndalimin e emigrimit në masë dhe shërbimeve spitalore të financuara nga shteti.



