Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaron se sektori i ndërtimit ka dhënë kontribut pozitiv në ekonomi, ndërsa siguroi se rritja ka ardhur nga shtimi i huave bankare dhe jo, siç akuzon opozita, se ky sektor është kthyer në “lavatriçe”. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i PD-së, që akuzoi ministrin për manipulim të raporteve.



