Në analizën vjetore të punës së ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës, ministrja Belinda Balluku njoftoi ndryshime në ligjin për investitorët strategjikë si dhe pranoi gabimet e bëra më herët nga qeveria. Ajo gjithashtu tha se shumë shpejt do të bëhet auditimi i pallateve të vjetra, ndërsa bëri publike dhe projektet që përfundojnë brenda këtij viti.



