Vrasja e Shinzo Abe/ Mema: Nuk ka lidhje me fushatën, mund të jetë problem personal (VIDEO)

Vrasja e Shinzo Abe/ Mema: Nuk ka lidhje me fushatën, mund të jetë problem personal (VIDEO)

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka ndërruar jetë, pasi është qëlluar me armë zjarri teksa mbante një fjalim në qytetin Nara. Abe ishte në kulmin e fushatës elektorale, pak ditë para zgjedhjeve, kur u qëllua me armë gjatë një tubimi.

Megjithatë, atentati duket se nuk ka lidhje me politikën. Përmes një komunikimi me Skype, Medlir Mema, pedagog në Universitetin e Tokios, u tha MCN TV se shkak për atentatin mund të jetë bërë ndonjë problem i mundshëm personal apo çrregullim psikik i autorit.

Mendohet që autori në fjalë ka pasur diçka personale. Abe edhe në të kaluarën edhe si kryeministër ka argumentuar që Japonia duhet të jetë pak më e vendosur në politikën e jashtme.

Është ende herët për të aluduar. Mediat janë shumë të kujdesshme. Njihej identiteti i autorit, por media ka qenë stoike deri në konfirmim të plotë. Bëhet fjalë për zgjedhjet e dhomës së lartë.

Nuk besoj se lidhet me zgjedhjet dhe me fushatën. Mund të jetë një çrregullim psikik i individit apo diçka tjetër. Japonia ka rregulla strikte për armëmbajtjen, autori e ka përgatitur në shtëpi armën, një lloj çifteje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy