Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, e shpjegon humbjen e thellë të Pd-së me blerjen e votave. Në një intervistë për Orën, Mziu akuzon se vullneti i zgjedhësve është tjetërsuar përmes blerjes së votës dhe presionit.
“E justifikoj sepse ngelem i bindur se është tjetërsuar vota për shumë arsye. Është përdorur instrumenti i blerjes, presionit. Kanabisi ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm. Jam i bindur që ka faktorë të tjerë që kanë ndikuar në vullnetin e qytetarëve”, tha Mziu.



