Një 60 vjeçar në fshatin Balldre të Lezhës është gjetur këtë të enjte nga banorët e zonës i shtrirë në rrugë, me dëmtime në kokë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe nga veprimet e para policore dyshohet se shtetasi S.S., 60 vjeç është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë.
Ai është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e nevojshme dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të zbardhjes së rrethanave të rastit.



