Shteti pa byzylyk elektronik, fatura u pagua te privati/ Policia kërkon të rikthehet monitorimi me GPS

Shteti pa byzylyk elektronik, fatura u pagua te privati/ Policia kërkon të rikthehet monitorimi me GPS

Gjyqet mes shtetit dhe tre kompanive private për tenderin e byzylykut elektronik, rezultojnë shkaku i mos përdorimit të kësaj teknologjie. Emisioni “Fact Check” ka siguruar dokumente ku Ministria e Drejtësisë ka humbur gjyqin, duhet të paguaj paratë ndërsa ka marrë zero shërbim.

Por a e di shteti që mbikëqyrja elektronike është jashtë funksionit? 

Edhe pse publikisht për këtë shërbim të paguar nga taksat dhe buxheti nuk flitet prej vitesh, në letra e siguruara nga emisioni “Fact Check” rezulton se shteti ka humbur një betejë ligjore të gjatë të nisur prej vitit 2019.

Bashkimit të Operatorëve Ekonomik, “Ratech”, Fastech dhe Soft Solution ka fituar gjyqet deri në kushtetuese dhe tani fakti është se paratë duhet të paguhen ndërsa shërbimi është jo funksional.

Emisioni “Fact Check” ka mësuar se në aktin normative të buxhetit që do të shqyrtohet nga qeveria në muajin shtator është parashikuar rikthimi i këtij shërbimi.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse do të jetë një shërbim real apo një garë tenderash ku ata që do të paguajnë faturën dhe s’do të marrin shërbim, do të jenë sërish qytetarët.

Në shkresën e firmosur nga drejtori i mbikëqyrjes elektronike, mbikëqyrjes e cila rezulton se është jashtë shërbimit thuhet “Prej asaj periudhe, punonjësit tanë janë komanduar në struktura të tjera brenda institucioneve të Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë dhënë kontributin e tyre në arritjen e objektivave të këtyre strukturave, por efektiviteti i kësaj strukture në drejtim të mbikëqyrjes elektronike mbetet zero, pasi nuk kemi pranuar asnjë vendim Gjykate, që do të përmbante masat “Arrest Shtëpie me Mbikëqyrje Elektronike”

2012-2025 / 13 vite një histori mes aferave dhe gjyqeve

Mbi një dekadë më parë nisi si një projekt që do të rriste parametrat e sigurisë në vend, por pas 13 vitesh mbikëqyrja elektronike e personave të dënuar apo arrestuar në hetim nuk funksionon.

Qeveria Shqiptare nëpërmjet ministrit Eduart Halimi në nëntor të vitit 2012, inauguroi për herë të parë në Shqipëri sallën e monitorimit me mbikëqyrje elektronike.

Kjo sallë ishte një risi e cila do të monitoronte në kohë reale çdo lëvizje të personave me liri të kufizuar nga gjykata.

Sipas Halimit ky sistem do ti jepte fund edhe dhunës në familje dhe to të rriste perimetrin e sigurisë në shkolla.

E teksa u përdor në më pak se një vit, efektet pozitive të monitorimit me sistemin satelitor të mbikëqyrjes u zbehën.

Nga ajo ditë e deri më sot në Shqipëri ky sistem edhe pse funksional në letra në realitet as që ekziston.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy