Gjimnazit 'Çajupi' Certifikatë mirënjohje për 16-vjeçaren Blerta Pepa, që ndërrroi jetë

Gjimnazit 'Çajupi' Certifikatë mirënjohje për 16-vjeçaren Blerta Pepa, që ndërrroi jetë

Blerta Pepa, vajza 16-vjeçare e cila ndërroi jetë gjatë operacionit në një spital privat në Tiranë, ishte mjaft e talentuar në fushën e këngës.

Ajo kishte marrë pjesë në spektaklin për fëmijë “Gjeniu i Vogël” ku spikati me zërin e saj të veçantë. Por fatkeqësisht, më e vogla e familjes Pepa, ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, në orën 01:00 pas mesnate. Tragjedia ndodhi pas operacionit që ajo bëri në spitalin “Continental” pasi kishte dëmtuar ligamentin gjatë një ore të fizkulturës në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”, ku ajo mësonte.

Blertës ju shfaq një komplikacion i rrallë që quhet Hipetermia malinje, dhe që shfaqet gjatë anestezisë. Me marrjen e lajmit të hidhur, gjatë ditës së djeshme, gjimnazi ka shprehur mirënjohjen ndaj Blerta Pepës, për talentin e saj të rrallë. Kështu, ata e kanë nderuar pas vdekjes 16-vjeçaren me një certifikatë mirënjohjeje “për kontributin artistik në fushën e këngës, në shkollën Andon Zako Çajupi gjatë vitit shkollor 2016-2017”.

Blerta Pepa ka përfaqësuar shkollën e saj në aktivitetin Tirana Art Fest. Dhe kjo çertifikatë është si një homazh që gjimnazi bën për nder të saj.

Për ngjarjen e rëndë tre mjekë që ishin në operacion janë vënë nën hetim, ndërsa pritet që të zbardhen shkaqet që çuan në vdekjen e Blerta Pepës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy