
Kryeministri Edi Rama solli në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm një panoramë të pasojave të tërmetit që goditi fuqishëm mëngjesin e 26 nëntorit në vend.
Kryeministri Rama tha se në spitale aktualisht trajtohen 41 persona të lënduar nga tërmeti, 34 prej të cilëve në Spitalin e Traumës, 4 në spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim. Rama theksoi se ministria e Shëndetësisë ka gati dokumentet për transferim në klinika speciale në rast se mjekët e kërkojnë një gjë të tillë për të lënduarit.
“Në strukturat hoteliere janë akomoduar 2472 persona dhe harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi deri në Gjirokasër. Numri i këtyre personave nuk janë ata që kanë humbur krejtësisht shtëpitë e tyre por që ndodhen në një situatë traumatike dhe me shtëpinë në kushte frike që jo domosdoshmërisht janë kushte objektive që lidhen me qëndrueshmërinë e ndërtesave”, theksoi Rama.
“Nuk do lëmë njerëz të traumatizuar pa shërbyer në këtë fazë të parë”, tha kryeministri Rama.
Të gjitha familjet duhet të hyjnë në shtëpi të reja urgjent. Ne i kemi gati mundësitë për ta do të duhet caktuar një person specifik në shtabin e Emergjencës së Tiranës dhe Durrësit që do të bëjë kontaktin me ta, për ti thënë se ku duan të rrinë. "
Familjeve të viktimave të Thumanës jemi gati tu ofrojmë menjëherë apartamentin në Tiranë. Kemi ndërkohë gati dhe duhet vetëm të bëhet arredimi 6 apartamente në Thumanë por ju lutem një komunikim me ta për të parë kush ësshtë dëshira e tyre. Akti i parë është dorëzimi i apartamenteve të këtyre familjeve. Dhe dorëzimi duhet bërë në kohë rekord."
Familjet ne Thumane me viktima
Familja Cakoni: 6 anëtarë 2 viktima
Familja Cara: 5 anëtarë 4 viktima
Familja Cara: 2 anëtarë 1 viktima
Familja Cuka: 4 anëtarë 2 viktima
Familja Cupi: 4 anëtarë 3 viktima
Familja Gregu: 3 anëtarë 1 viktimë
Familja Gregu: 3 anëtërë 2 viktima
Familja Kaballi: 4 anëtarë, 1 viktimë
Familja Preci, 3 anëtarë, 1 viktimë
Familja Seleci, 3 anëtërarë 1 viktimë
Familja Vata 2 anëtarë 1 viktimë,
Familja Steneci 3 anëtërë 1 viktimë
Në vazhdim të vendimeve të qeverisë për situatën post-tërmet, kreu i qeverisë Rama konfirmon se familjet e 50 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit do të marrin pension të përjetshëm.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, qeveria akordoi fondin prej 1 miliard lekësh për organizimin e varrimit të 48 viktimave nga Shqipëria, ndërsa për dy vëllezërit nga Kosova që vdiqën nga tërmeti në Durrës do t’u jepen 1 miliardë lekë.
Për sa i përket fëmijëve të familjeve të viktimave të tërmetit 6.4 të shkallës Rihter, qeveria do të ofrojë për secilin prej tyre një bursë prej 150 mijë lekësh në muaj.
‘’Ky do të jetë një financim për të gjithë familjet që ka viktima. Këto familje do të marrin pension të përjetshëm. Dje takova Albert Carën që nuk e di se ka humbur të gjithë familjen. Familjet e viktimave do të hyjne urgjent në banesa të reja.
Projekt vendimi tjetër për familjet e viktimave, ka të bëjë akordimin e një përkrahjeje finaicnare prej 1 miliard lekësh për çdo familje për përballimin e shpenzimeve të varrimit. Edhe për dy vëllëzit nga Kosova do të marrin 1 milionë lekë të reja.
Nxënësit e familjeve të viktimave për t’u ardhur në ndihmë në këtë situatë do të marrin bursë mujore prej 15 mijë lekësh në muaj. Dhe studentët do të përfitojnë bursën prej 15 mijë lekësh në muaj’’, thekson kreu i qeverisë.



