
Përkeqësimi i motit ka shkaktuar probleme të shumta në rrjetin elektrik në qarkun e Korçës. Dhjetra fshatra prej dy ditësh janë pa energji elektrike, si pasojë e rrëzimit të shtyllave të tensionit të lartë. Grupet e punës së OSHEE dhe OST po punojnë për riparimin e problemeve.



