Eksperti i financave, Eduard Gjokutaj në një lidhje skype me ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me kreditë dhe obligacionet edhe nga privati ku u shpreh se mund të jetë një lajm i mirë, por që pritet një plotësim i mangësive të tregut shqiptar.
Ai tha se duhet të punohet me sinkronizimin e institucioneve dhe se tregu duhet të pastrohet nga informaliteti dhe evazioni.
Me këto dallëndyshe financiare mund të quhet një lajm i mirë pos s’ka vend për optimizëm me një proces mbikëqyrje që ende nuk dihet si do funksionojë. Por do të thosha që pritet shumë që tashmë të plotësohen ato lloj mangësish që ka pjesa e tregut shqiptar, pjesa rregullatorëve dhe në përgjithësi e gjithë mënyra se si bëhet biznesi në Shqipëri. Këtu kam parasysh plotësimin e gjithë ato që u përmendën lidhur me infrastrukturën e entit të tregut, lidhur me mbikëqyrjen të cilën do e konsideroja në nivelin që lë hapësira dhe nga ana ajo që lidhet sa me mungesën e informacionit dhe atë të informalitetit.
Në vijim ai shtoi se deri tani informaliteti e ka bllokuar bursën, nëse një subjekt kushdo qoftë publik apo privat nëse si ka të sakta e gjithë të dhënat, kjo përbën atë thembrën e Akilit sa i përket titujve financiarë.
Dueht të punohet në sinkronizimin e institucioneve. Është një treg në fillesat e tij është një dokument që në një farë mënyrë ne nuk jemi në proceset që do donim të ishim. E para ajo që u përmend infrastruktura ka të bëjë që të operohet sa më lirisht dhe lehtë. Problemi infrastrukturës lidhet sa me teknologjinë dhe me të punuarit, por duhet të pastrohet tregu nga informaliteti dhe evazioni, pra thelbi është që të futen sa më shumë operatorë që të zgjerohet tregu dhe të veprohet ndryshe nga veprohet sot. Ky lajm është i mirë, por nuk ka kohë për tu humbur.



