
Gazetari Neritan Sejamini thotë se mungesa e një reagimi të fortë për korrupsionin e zbuluar në Bashkinë e Tiranës vjen për shkak se ata nga të cilët pritet reagimi nuk e luajnë rolin e tyre siç duhet.
Opozita ka kërkuar audit ndërkombëtar. Bashkia e Tiranës nuk reformohet dot, duhet bërë nga e para. Por pikë së pari duhet bërë një audit. Nuk ka asnjë lloj reagimi nga organizatat që luftojnë për mirëqeverisjen. Ne financojmë shoqërinë civile, por nuk kemi shoqëri civile. Kemi struktura që bëjnë gjoja. Të gjitha këto i kemi bërë gjoja, gjoja shoqëri civile, gjoja intelektualë, gjoja media. Ka emisione investigative që nuk lënë qytetar të varfër pa e futur në grackë, por nuk shohin më lart.
Mua më ndalojnë njerëz në rrugë. Disa më thonë bravo, sikur po bëj ndonjë heroizëm se po them një të vërtetë. Këtë gjë duhet ta bëjnë të gjithë. Po flas në kuptimin e rolit që duhet të luajë çdokush. Në bashkinë e Erion Velisë është zbuluar një grup kriminal. Ne po kërkojmë transparencë dhe këtë nuk e kemi.



