Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot ceremoninë e epitafit të Pashkëve Ortodokse, ose atë që njihet ndryshe si “e Premtja e Zezë”.
Gazetarja Oliverda Allmuça në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV nga katedralja “Ngjallja e Krishtit” dha detaje mbi ceremoninë.
"Në ndajnë vetëm dy ditë nga kremtimi i festës së Pashkës, që është një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve ortodoksë. Këtu në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ ka me qindra besimtarë që kanë ardhur, me qirinj me vete, për t’u lutur, në këtë ditë që në gjuhën popullore njihet si ‘e premtja e zezë’. E premtja e zezë simbolizon ndryshe shërbesën e epitafit, që është një marshim që besimtarët bëjnë pasi dalin nga kisha, dhe bëjnë një marshim përreth kishës, që simbolizon sipas tyre kalvarin e vuajtjeve që ka përjetuar Krishti që në momentin e vdekjes dhe momentin që ka pasur kryqin mbi supe"



