
Një kopje e pahapur e Super Mario 64 është shitur në ankand për 1 milion e 560 000 dollarë.
Kjo është hera e parë që një lojë video shitet për më shumë se një milion dollarë.
Super Mario 64 u lançua nga Nintendo në 1996 dhe pati menjëherë një sukses të jashtëzakonshëm.
Ishte loja e parë video me personazhin e famshëm Mario në 3D.
Si pjesë e ankandit, organizuar nga Heritage Auctions, një tjetër kopje e mbyllur e një loje video Nintendo, The Legend of Zelda, u shit për 870 000 dollarë.
Ajo mbajti rekord deri në momentin që u kalua nga Super Mario.



