
Prej vitesh, studimet kanë provuar se aktiviteti fizik ka ndikim pozitiv në shëndetin fizik dhe atë mendor. Por një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Jellit dhe ai i Oksfordit konkludon se aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në shëndetin mendor të njerëzve, më shumë sesa gjendja ekonomike.
Studimi i publikuar së fundmi në revistën shkencore “The Lancet” ka analizuar gjendjen fizike dhe atë mendore të mbi 1.2 milionë amerikanëve.
Krahas informacionit për llojin e sportit që praktikonin, ata janë pyetur edhe se sa herë ishin ndier të stresuar, në gjendje depresive apo me probleme emotive përgjatë 30-ditëshit të fundit.
Ata që praktikonin sport raportuan gjendje të tilla mesatarisht 35 herë në vit, ndërsa të tjerët thanë se kishin pasur të tilla përvoja 53 herë brenda një viti.
Përveç kësaj, studiuesit përllogaritën që njerëzit fizikisht aktivë ndihen aq mirë sa ata që nuk praktikojnë sporte, por fitojnë rreth 25, 00 dollarë më shumë se ata në vit.
Pra, në thelb, ju duhet të fitoni shumë më tepër, në mënyrë që paratë t'ju japin të të sjellin të njëjtën kënaqësi që sjell sporti. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që sa më shumë sport të bëni, , aq më të lumtur do të jeni.
Studimi zbuloi se aktiviteti fizik kontribuon në përmirësimin e mirëqenies mendore vetëm kur është i kufizuar në një periudhë të caktuar kohe.
Sipas studiuesve, tre deri në pesë seanca stërvitjeje prej 30-60 minuta në javë janë ide



