Bombardimet ruse goditën Nikopol, një qytet në Ukrainën lindore që ndodhet përballë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia gjatë natës.
Për pasojë u raportuan dëmtime të rënda në rrjetet e energjisë dhe linjat e gazit.
Një lajm i tillë u njoftua nga kreu i administratës rajonale ushtarake të Ukrainës të Dnipropetrovsk, Valentin Reznichenko.
Kishte zjarr, ndërtesa apartamentesh dhe dyqane të dëmtuara.
Më herët linjat e energjisë elektrike të Nikopolit ishin bombarduar nga trupat e Moskës edhe të premten në mëngjes.
Ndërkohë trupat ruse sulmuan rajonin e Donetskut, duke vrarë tre civilë dhe duke plagosur tetë të tjerë.
Guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, tha se trupat ruse vranë dy persona në Kurdiumivka dhe një në Pivnichne.
Për momentin është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave në Mariupol dhe Volnovakha.



