
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në fshatin Murriz të Lushnjës. Edhe pse uji është tërhequr, balta në serat dhe tokat bujqësore shkon deri në 30–40 centimetra. Fermerët thonë se janë të falimentuar dhe kërkojnë ndihmë nga shteti për të vijuar aktivitetin.



