Klevis Shano një personazh në Tik Tok në një lidhje skype nga Greqia me studion e “Zgjohu me MCN” ka komentuar lidhur me taksimin që do bëhet nga janari 2024 për fitimet në këtë rrjet social.
Ai e ka konsideruar një vendim jo të drejtë dhe të gabuar, ndërsa zbuloi se fiton rreth 3 mijë euor në muaj nga Tik Tok. Sipas tij, shuma më e madhe që ai ka fituar në lojë kap vlerën e 1 mijë euro dhe se ai nuk i kthen qokat në Tik Tok por vetëm merr lekët.
Mendoj se është vendim i gabuar, nuk është i drejtë sepse unë nuk fitoj ndonjë shumë të madhe në tik tok. Përafërsisht fitimet e mia janë 2-3 mijë euro në muaj. Është i gabuar sepse dhe këta që shihni janë njerëz që suportojnë njeri tjetrin aty në tik tok dhe jo të gjitha përfitimet i mbajmë ne aty edhe shpenzojmë.
Ky vendim them që na bën pak a shumë të largohemi. Tani mua nuk është se më do dhe aq publiku siç më ka dashur në fillim sepse dolën disa thashetheme për mua nga intrigat që më janë bërë nga njerëz më të mëdhenj në tik tok. Fillimisht në tik tok kam hedhur një video me gjyshen për qejf dhe ajo kapi gati 700 shikime brenda 24 orëve dhe aty hyra fuqishëm dhe u bëra viral. Fillimisht kam qenë i fortë nëpër lojëra kisha suporter, tani nuk është se kam. Shuma më e madhe që më kanë hedhur ka qenë 1 mijë euro.
Nëse se fiton lojën, dënimi është dënim dhe duhet ta bësh detyrimisht sepse ai tjetri ka hedhur lekë për ty. Kjo sjell konflikte mes kundërshtarëve. Unë personalisht nuk i kthej qokat në tik tok, vetëm marr lekë. Këtë muaj nuk kam hyrë shumë në tik tok për shkak të fjalëve të tepërta jam stresuar shumë. Por kur them në 3 mijë euro fitime, nuk është se i marr të gjitha unë, për mua ngelen diku tek 1200 euro.



