
Pesë protestues u vranë sot në Bagdad gjatë shtypjes së protestave dhe dhjetëra të plagosur gjenden në spital, raportojnë mediat irakiane.
Sipas dëshmitarëve, forcat e sigurisë hapën zjarr mbi mijëra protestues që ishin mbledhur në qendër të kryeqytetit.
Edhe mbrëmë, të paktën 4 njerëz u vranë në Karbala, një qytet i shenjtë shiit në jug të Bagdadit, kur forcat e sigurisë gjithashtu hapën zjarr për të ndaluar përpjekjen e protestuesve për të sulmuar konsullatën iraniane. /Ansa/



