Kasa: Shembja e ndërtimeve pa leje do të dëmtojë turizmin (VIDEO)

Kasa: Shembja e ndërtimeve pa leje do të dëmtojë turizmin (VIDEO)

Nisja e aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në fillim të sezonit turistik dëmton turizmin. Në studion e lajmeve të MCN TV, kryetari i Unionit të Turizmit Shqiptar, Rrahman Kasa, pavarësisht qëllimit të mirë, një hap i tillë duhej ndërmarrë në një moment tjetër.

Jam kundër këtij aksioni. Jo në parim, por kundër në këtë moment. Ne kemi filluar me turizmin e organizuar që më datën 17 maj. Po bëhet një muaj që disa plazhe janë mbushur me turistë të huaj, të organizuar me çartera. Por ka edhe turistë që vijnë me linja të rregullta ajrore.

Është një impakt shumë negativ për turizmin. Qëllimi mund të jetë shumë i mirë, por ky aksion duhet të fillojë në tetor.

Nuk duhej ta ndërmerrte këtë kosto qeveria. Ky aksion duhej spostuar në fund të sezonit turistik.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy