Çuçi: Qumështi vendas është më cilësor, por importojmë nga jashtë se i bie më lirë

Çuçi: Qumështi vendas është më cilësor, por importojmë nga jashtë se i bie më lirë

Fabrikat e produkteve të qumështit të Shqipëri e importojnë lëndën e parë nga Maqedonia dhe Polonia. Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu në emisionin “Në Fokus” në TvT, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, e pranoi këtë fakt, duke e argumentuar këtë zgjedhje me koston më të lirë të qumështit të importuar.  

 “Po, nga Maqedonia dhe nga Polonia e marrin. I bie më lirë. Ata kanë ekonomi shkalle, ferma të mëdha, i bie kosto më e lirë. Ne na bie kosto më e lartë dhe në këtë pikë me ndihmën e shtetit në bujqësi do të suportojmë blegtorinë dhe fermerët që t’u ulim kostot që të jetë sa më i thithshëm produkti, pra qumështi”, tha ai.  

Megjithatë, Çuçi pranoi e cilësia e qumështit vendas është shumë më e mirë dhe rrjedhimisht edhe nënproduktet e tij.

“Cilësia e qumështit shqiptar është shumë e mirë dhe produktet që dalin prej tij janë shumë cilësore. Ne kemi filluar eksportin e djathit në Amerikë dhe po bëhemi faktorë më çmimet. 80% e parave që jep buxheti u shkon fermerëve blegtorë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy