Covid-19 në vend/ Dy raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në vend/ Dy raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Vijojnë të mbeten të ulëta shifrat e të infektuarve në vendin tonë nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot 2 raste të reja në 24 orët e fundit, teksa fatmirësisht nuk raportohet asnjë humbje jete.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 dy qytetarë nga Tirana.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (5 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1140

Testime totale 818,619

Raste pozitive 132,537

Raste të shëruara 130,029

Raste Aktive 52

Humbje jete 2,456

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy