Freedom House: Shqipëria pjesërisht e lirë, Kosova ngjit dy shkallë (VIDEO)

Freedom House: Shqipëria pjesërisht e lirë, Kosova ngjit dy shkallë (VIDEO)

Demokracia shqiptare është pjesërisht e lirë. Ky është vlerësimi i dhënë se fundmi nga raporti i Freedom House mbi gjendjen e demokracisë në botë.

Në raportin e fundit të organizatës amerikane, Shqipëria ka humbur pikë në cilësinë e qeverisjes demokratike, duke u çmuar me 67 nga 68 pikë të marra vitin e kaluar.

Nënkategoritë e procesit elektoral, pluralizmit a pjesëmarrjes politike dhe qeverisë funksionale, vendi siguron 27 nga 40 pikë në total, ndërsa liritë e të shprehurit dhe besimit, të drejtat e organizimit, sundimi i ligjit dhe të drejtat individuale vlerësohen me 40 nga 60 pikë në total.

Kjo i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhen gjatë vitit në vend. Opozita doli nga parlamenti, e bojkotoi dhe dorëzoi mandatet. Efektivisht është vetëm një parti politike që drejton vendin dhe jemi të shqetësuar se kjo do të kufizojë aftësinë që legjislacione të debatueshme, si paketa Antishpifje, të shqyrtohen e sfidohen si duhet”, deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës, Noa Bujon, koordinator i studimit për Europën dhe Euroazinë.

Bujon thekson se opozita duhet të luajë një rol më aktiv në qeverisje edhe pse nuk është në pushtet, ndërsa e gjithë shoqëria dhe ekzekutivi duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër korrupsionit.

 "Korrupsioni si në nivele të larta, edhe të ulëta shpesh nuk hetohet dhe nuk ndiqet penalisht. Krimi i organizuar vazhdon të jetë një sfidë e përhapur, pra nuk po shohim atë nivel përparimi që duam të shohim për këto çështje. Kjo vazhdon të mbetet një pike kyçe në përpjekjet e disa prej këtyre vendeve për të hapur bisedimet me Bashkimin Evropian," shpjegon analisti i Freedom House.

Në Ballkanin Perëndimor, përmirësime shënuan vitin e kaluar Kosova me 2 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 4 pikë, ndërsa Mali i Zi e Serbia shënuan rënie dhe Bosnjë-Hercegovina mbeti në vend.

Në nivel global, Freedom House vlerëson se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhazi përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile.

Tre vendet më të lira në botë konsiderohet ato nordike, Finlanda, Suedia dhe Norvegjia, ndërsa demokracia më e dobët ajo e Sirisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy