Situata me Covid-19/ Rama: Do të ketë shtrëngim masash (VIDEO)

Situata me Covid-19/ Rama: Do të ketë shtrëngim masash (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një shtrëngim masash duke parë shtimin e të infektuarve me Covid-19. Rama tha se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe se do të vendoset për masat e reja.

Ai shtoi se nëse lokalet vijojnë ahengun dhe nuk repsektojnë asnjë rregull, do ketë masa të reja shtrënguese.

“Do ketë shtrëngim të masave. Nëse rregullat nuk zbatohen, nëse nuk mbahet masat…nëse nuk respektohet distanca sociale, nëse lokalet vijojnë ahengun…do të marrim masa të tjera. S’kemi ç’bëjmë. Masat shërbejnë vetëm për një gjë, që ti përgjigjen nevojës së njerëzve për të marrë shërbim Infektimi do të mbarojë kur të mbarojë vaksinimi. Kaq e thjeshtë është. Të tjerat janë dinamika të shteteve që marrin hapat e tyre. Se u mbyll Gjermania dhe pati shumë infektime dhe pati shumë debate. As gazetarët, analistët por ekspertët,. Ne veprojmë pasi kemi dëgjuar ekspertët. Nuk mund të jetë ilaci më i dëmshëm sesa vetë sëmundja, nëse sëmundja kërcënon që të vrasi, një ilac që të vret direkt nuk është ilac. E them këtë se kjo është një kompleks i madh, është psikologjia, jeta e njerëzve, ekonomia, jeta e tyre e përditshme, etj, etj, etj. Duhet të jemi shumë me ekuilibër, nuk jemi të shqetësuar për numrat por për moszbatimin e masave. Një periudhë aspak e favorshme, menjëherë pas festave të fundiviti, mos të kishim marrë këto masa do ishim më keq. Jeta vazhdon nuk mund të ndalojmë jetën pasi sikur ta bëjmë do duhet të presim dhe disa kohë mbyllur. Kjo varet nga njerëzit”.

Rama ka dënuar rëndë të gjithë politikanët, duke përfshirë ata të Partisë Socialiste, për takimet elektorale në shkelje të masave anti-COVID.

"Partitë politike në shkelje të plotë të rregullave, dhe këtu nuk përjashtoj asnjëri edhe pse kam dhënë në mënyrë të përsëritur porosi që të gjithë t'i përmbahen rregullave. Shkeljet janë transversiale, të gjithë i bëjnë, që nga Presidenti, te PD, te ndërmarrja e gruas së Presidenti, te PS e të gjithë. Nesër do presim ç'do thotë komiteti i ekspertëve. Por të jeni të sigurt se ç'do lloj denoncimi që do të bëhet publik, i ç'do lloj takimi i kujtdo qoftë do të ndëshkohet. Qoftë parti politike, qoftë Presidenti. Unë personalisht jam shumë strikt për vetë dhe nuk k arsye që të tjerët ta bëjnë këtë. Policia e Shtetit duhet ta bëjë detyrën me të gjithë njësoj, me asnjë politikan nuk duhet të tolerojë, duke filluar nga ata të PS-së. Janë të gjitha takime legale. Ka edhe takime ilegale por Presidenti i bën kokë më kokë me ata të OFL-së", tha Rama.

11:13h-  Reforma në sistemin shëndetësor/ Rama: Mjekët nuk do të lejohen që të punojnë në spitalin publik dhe atë privat 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpjeguar sot në një konferencë për shtyp, progresin e sistemit shëndetësor, thellimin e reformave, rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve dhe cilësisë së shërbimit në shëndetësi.

Lidhur me reformimin e sistemit shëndetsor, Rama, tha se mjekët nuk do të lejohen më që të punojnë njëkohësisht në spitalin publik dhe atë privat.

Në një konferencë për mediat, Rama tha se kjo praktikë do të marrë fund. Tashmë një mjek që është i punësuar në spitalin shtetëror, nuk do të ketë mundësinë që të punësohet edhe në një klinikë private.

"Një transferim dije bazuar në modelin botërisht në njohur  të suksesit në Turqi, ku ka një ndarje të qartë të administrimit të aseteve të logjistikës me administrimin e burimeve njerëzore.

Ku vlerësimi i performancës së mjekëve sjell edhe masën e shpërblimit të tyre, ku historia e vjetër e mjekëve me dy stacione, një në spitalin publik dhe një në klinikën private merr fund dhe merr fund, jo thjesht sepse është një praktikë e ndaluar, po është edhe një praktikë e panevojshme, ku në kushtet duke punuar në spitalin privat mund të marrin rroga shumë më të larta se këto që marrin sot në bazë të shërbimit që japin.

Patjetër që ky projekt pilot do të jetë një burim shumë i rëndësishëm informacioni, dije edhe për ne në funksion të shtrirjes së modelit në të gjitha spitalet tona",- tha Rama.

Rama tha se kjo autonomi do të nisë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe ishte e pamundur të bëhej më parë për shkak të kushteve të vështira në të cilat ndodhej sistemi.

“Që nga QSUT ne do të fillojmë në formën tjetër të reformës, që është autonomi dhe dhënia mundësisë për mjekët, që mund të jenë jo vetëm shërbëtorë të publikut në spital, por të jenë aty si në pronën e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës,” u shpreh Rama.

Rama përshëndeti edhe arrestimet e tjera në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si rrjedhojë e hetimeve nga prokuroria për korrupsion.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi  poashtu një lajm shumë të mirë arrestimin e katër bashkëpunëtoreve të sanitares Tire Alldervishi.

 Rama deklaroi se ky është një mesazh i qartë për këdo që tenton të abuzojë me pacientët apo familjarët e tyre duke u zhvatur para.

“Është një lajm shumë i mirë sepse është një mesazh shumë i qartë për qytetarët, që nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në çdo drejtim që ata e shohin të arsyeshme. Për këtë rast kaq skandaloz dhe kaq domethënës, është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha, që për fat të mirë është një pakicë e vogël, por është një pakicë e mjaftueshme për të ndotur pastërtinë e bluzave të bardha.”

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve të infektuar me COVID-19 që të mos marrin ilaçe me shumicë për t’u trajtuar. Kreu i qeverisë tha se qytetarët duhet t’u referohen vetëm dy skemave bazë të mjekimit.

 “Mos dyndni veten dhe familjarët me ilaçe. Referojuni vetëm dy skemave bazë të mjekimit sepse, faktikisht, po të ishte gjetur kura për ta vrarë COVID-in, do të ishte e njohur botërisht. E gjithë bota e ka shumë të qartë porosinë: Jo ilaçe të tepërta, jo këshilla dhe sugjerime nga të katërta anët.  Dyndja me ilaçe dëmton financat, dëmton shëndetin dhe mund të sjellë pasoja të parikuperueshme pastaj.”

Nga ana e saj, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se nga viti 2013 e deri në buxhetin e fundit, paratë për shëndetësinë janë shtuar më 77%, duke realizuar, sipas saj, një sërë projektesh në sistemin shëndetësor.

"Nëse do të bënim një panoramë ne kemi rritur me 77% buxhetin për shëndetësinë. Në vitin 2021 buxheti për shëndetësinë është 62.9 miliardë lekë. E kemi filluar nga rritja historike e pagave për mjekët dhe infermierët.  Ne kemi investuar në të gjithë rrjetin e sistemit shëndetësor, nga qendrat shëndetësore deri te spitalet. Pa kushtet më të mira profesionistët nuk do të arrinin të ofronin shërbim dinjitoz për të gjithë qytetarët shqiptarë. Pagat për mjekët dhe infermierët janë rritur me 57%. Sot mesatarisht paga bruto e infermierëve është mesatarisht 670 dollarë, ndërsa për mjekët është 1100 dollarë. Nga ana tjetër kemi dedikuara 10 milionë për bonuset për më shumë se 4000 punonjës të shëndetësisë.

Ne kemi bërë punësim me meritokraci. Në katër vite janë punësuar 3500 teknikë të shkencave mjekësore dhe 1200 mjekë me meritë dhe transparencë. Nga viti 2014 e deri më sot janë hapur 7 cikle specializimesh me më shumë se 1700 kuota, për t'iu përgjigjur nevojave të vendit për mjekë specialistë. Nga momenti i përfundimit të këtyre specializimeve më parë përfundonin kuotat e specializimeve dhe vinin të tërë në Tiranë;. Ndërkohë që ne nuk kemi prishur asnjë kontratë, sot kemi mjekë specialistë të të gjitha specialiteteve në të gjitha spitalet e vendit. Kështu do të bëjmë gjithmonë që të kemi mjekë aty ku ka nevojë vendi. Një nga arritjet më të mëdha është themelimi  i Urgjencës Kombëtare. Jo vetëm me flotën e re të ambulancave por mbi të gjitha ne kemi arritur të kemi një numër unik dhe një kartelë të dixhitalizuar për ç'do qytetar", tha Manastirliu. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy