Më 20 mars seanca për Demarkacionin, Veseli: Bashkërisht do t’ia arrijmë qellimit

Më 20 mars seanca për Demarkacionin, Veseli: Bashkërisht do t’ia arrijmë qellimit

Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes ka vendosur që seanca për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi të mbahet të martën me 20 mars, në orën 16:00

Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli deklaroi se më 20 mars do ta përfundojnë marrëveshjen.

“Jam i bindur se bashkërisht do t’ia arrijmë qellimit, demarkacioni është në interes të të gjithëve”, tha Veseli.

Kryeparlamentari nuk dha përgjigje në pyetjen nëse i kanë votat për ta kaluar demarkacionin, por shtoi se ka "konsensus të plotë" për këtë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se shpreson se kjo çështje më në fund do të zgjidhet.

Më parë ishte vendosur se seanca që do të votohej marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, ishte thirrur në mesin e muajit prill, por e edhe kjo ishte shtyer 3 herë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy