Redaktorja dhe shqipëruesja Aida Baro sugjeron dy libra të sjellë nga shtëpia botuese “Pegi” të cilët duhen lexuar patjetër.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Baro rrëfeu se “Amerikania” i autores bashkëkohore Chimamanda Ngozi Adichie, është një libër shumë i bukur, i cili flet për të drejtat e emigrantëve që shkelen.
Lexuesi shqiptar e gjen veten sidomos tek pjesa e emigracionit, te trajtimi që i bëhet një të huaj. Një vajzë e re i ka nisur studimet në Nigeri dhe vjen nga familje e thjeshtë.
Me pasionin që e bija të studionte familja e nxit, ajo fiton një bursë dhe shkon në Amerikë. Por aty ndeshet me paragjykimin që ishte e zezë, për herë të parë. Pasi në vendin e saj të gjithë kështu ishin.
Përballimi me një ambient të huaj me Amerikën, e bën që të ndihet, të fillojë dhe të mendojë mbi të qenit e zezë. Dinjiteti nëpërkëmbet se ajo fillon të pastrojë tualet dhe përjeton dilemat.
Dilemat nëse duhet të kthehem në vendin tim, nëse duhet të vazhdoj të jetoj këtu, të ndërmarrë një hap se si do më presin.
Nëse ti nuk je i lumtur dhe punon nga mëngjesi në darkë dhe nuk je i kënaqur me jetën tënde, kthimi nuk do të bënte ty dështak.
Tjetër ta shesësh librin për të joshur lexuesin, kjo është e vërteta e librit, libri i flet shumë lexuesit shqiptar ky nuk është një hap marketingu, sepse në gjithë intervistat e autores, e vë theksin te realizmi i gjësë dhe sa e vërtetë është ajo që ka shkruar.
Kur shkruan mbi të drejtat e zezakëve jo amerikanë, synimi kryesor është e drejta e njeriut për të jetuar, pavarësisht ngjyrës dhe etnisë së vetë.
Jo për çdo krim vihet gishti mbi ta. Ndihesh ti i paragjykuar dhe i vënë para një akuze që nuk ka lidhje me ty se je nga ata njerëz që je përpjekur të ruash dinjitetin njerëzor, brenda caqeve të caktuara nga ligji. Është shumë i prekshëm ky libër dhe realist.
Më tej ajo foli për librin tjetër “Arsye dhe ndjenjë”, të cilin e cilësoi një libër klasik që në çdo kohë kanë diçka për tu thënë njerëzve.
Jane Austin për sa kohë vazhdon të botohet dhe ribotohet ka për të jetuar pafund. Ne pa dashuri nuk jetojmë dot sado të shkojë njeriu në Hënë.
Ndjenjat e njeriut, ato bazike mbeten ato të njeriut primitiv, ndoshta pak më të sofistikura, por dashurinë, urrejtjen, nuk e zhbën dot, përkundrazi inteligjenca artificiale është e ftohtët.
Ndaj Jane Austin na rrëfen një histori dashurie por të vendosur në një kontekst ku ka disa rregulla dhe një kornizë shumë të rreptë morale dhe po dole, fillojnë ndjesitë që ti nuk je njeriu i dinjitetshëm apo i virtytshëm.
Patjetër që në të gjithë librat e saj e ka të përcaktuar këtë lloj teme, historinë e dashurisë brenda njerëzve të virtytshëm.
Librat e sugjeruar nga Baro për t’u lexuar
“Macja”- “Numri 2”- “Hello Beautiful”- “Krenari dhe Paragjykim”.



