Nga kënga popullore te balada/ Këngëtarja Mema: Te kënga ‘Mall’ secili gjen veten

Nga kënga popullore te balada/ Këngëtarja Mema: Te kënga ‘Mall’ secili gjen veten

Këngëtarja e muzikës popullore Mirjeta Mema, vjen së fundi me një zhanër tjetër muzikor.

Në studion e pogromit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo promovoi baladën e titulluar “Mall” për të cilën fton të gjithë të gjejnë veten në të, përmes çfarëdo forme të mallit.

Drupal Ad

Mema rrëfeu se kjo këngë është krijuar në mënyrë shumë spontane, si frymëzim nga një histori personale që i preku zemrën.

Kënga ‘Mall’ më pëlqeu shumë që në momentin e parë. Më pëlqejnë baladat, sepse fusin njeriun në botën e vet të brendshme dhe të japin ndjesinë që nuk je vetëm. Mendoj se secili mund të gjejë veten në këtë këngë.

Ideja për baladën lindi pas një bisede me një të afërme, e cila po kalonte një periudhë të vështirë pas një ndarjeje. Nuk e kisha menduar kurrë që ata do ndaheshin. Ishte një tronditje për mua, sepse e njihja si një njeri shumë të drejtë. Më erdhi keq dhe fjalët më lindën vetvetiu. Por kënga nuk është vetëm për ndarjen. Është për çdo mall që kemi, për dikë që s’është më, për dikë që është larg, për një ndjenjë që na mungon.

Për realizimin e videoklipit, këngëtarja tregon me humor për vështirësitë që hasi, por edhe për përkushtimin që i kushtoi çdo detaji.

Përmes shiut në klip, Mema përpiqet të simbolizojë dhembjen dhe mungesën, një ndjesi që sipas saj, “çdokush e përjeton në mënyrën e vet”.

Dëshiroja një skenë me shi dhe prita natën për ta realizuar. Kapëm pak shi natyral, pjesa tjetër u improvizua me zorrë uji.

U ftoha pak të nesërmen, por ia vlejti.

Njeriu, kur ka mall, duhet ta shprehë, qoftë me fjalë, vepra, madje edhe me ulërima. Kjo është ajo që kam dashur të përcjell.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy