
Kreu i partisë demokratike, grupi i rithemelimit, Sali Berisha e ka cilësuar tërësisht politike arrestimin e kandidatit për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Ai akuzoi kryesocialistin Rama për kapje të drejtësisë, ndërsa akuza hodhi edhe në drejtim të ish kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për bashkëpunim me maxhorancën.



