Dy muaj më parë, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj la detyrën për një post tjetër.
Ajo u emërua si zëvendësministre e Ekonomisë.
Por sot u njoftua dorëheqja e Shehaj edhe nga ky post, një largim i motivuar me arsye personale.
Por sipas “Opinion.al”, një mosmarrëveshje me ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ka qenë arsyeja e vërtetë e largimit të saj. Arsyet e kësaj mosmarrëveshjeje nuk bëhen të ditura.



