Xhillari: Po vijnë shumë makina nga Azia, ka ndikim në tregun e sigurimeve

Xhillari: Po vijnë shumë makina nga Azia, ka ndikim në tregun e sigurimeve

Ekspertja e tregut të sigurimeve Venera Xhillari tha në studion e emisionit “MCN Economy” se makinat e vjetra kryejnë më shumë aksidente, dhe se futja e makinave elektrike apo hibride do të sjellë një ndryshim të numrave aktualë.

Sipas Xhillarit ka një trend të futjes së makinave që vijnë nga Azia dhe janë të prodhuara pa standard. Ajo thotë se këto lloj makinash prekin tregun e sigurimeve, së pari me përllogaritjen e primit të sigurimit dhe së dyti me kostot e larta të dëmeve.

Duke pasur një flotë të vjetër mjetesh që qarkullojnë në vend, rreth 75% e mjeteve janë të një vjetërsie mbi 10 vjet.

Janë mjete të amortizuara sado të kenë kolaudim, përdorin naftën dhe nënproduktet e tyre, ndotja është goxha e lartë dhe emetojnë nivel të lartë karboni në atmosferë.

Këto lloj mjetesh duke pasur konsumim të lartë janë rrezik i shtuar në rrugë për përdoruesit e mjeteve. Vitet e fundit është rritur numri i aksidenteve. Një masë parandaluese janë dhe mjetet e reja që kanë siguri më të madhe në rrugë, kanë sofistikim më të madh në mbrojtje dhe konsumim.

Mjetet e vjetra kryejnë më shumë aksident. Vitet e fundit është shtuar shumë vetëndezja e makinave, Para 5 vitesh ishte e rrallë.  Çdo ditë ke një makinë që digjet. Konsumimi i makinës sjell rrezikshmëri në rrugë.

Patjetër që do e ndryshojë. Vendosja e Euro 5 që parashikon jo vetëm përdorimin e mjeteve me motor me djegie të brendshme por dhe futjen gjerësisht të makinave elektrike dhe të makinave me burime alternative, makinat hibride që përdorin me gaz të lëngshëm dhe hidrogjen.

Problemi janë mjetet e vjetra që hyjnë në Shqipëri. Trendi i këtij viti është mjetet që vijnë nga Azia, ka prishur parametrat e tregut, jo vetëm te tregu i mjeteve, por edhe te kompanitë e sigurimeve. Ka impakt shumë të madh. Mjetet që po vijë nga Koreja. Në dhjetor janë futur 2 anije me 4 mijë mjete. Të gjithë këto mjete nuk e dimë a janë të kolauduara apo jo, janë jashtë standardeve të BE-së.

Problemi i parë është në përllogaritjen e primit të sigurimit. Kemi makina evropiane të certifikuara që janë sipas standardit që u tha, kemi dhe makina jashtë standardit evropian. Niveli i riskut për këto dy kategori është i ndryshëm. Problemi tjetër është që kanë arritur automatikisht kostot e dëmeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy