Tërheqja e të vdekurve, “luftë” në morg (VIDEO)

Tërheqja e të vdekurve, “luftë” në morg (VIDEO)

Kjo ka qenë situata në morgun e Tiranës këtë të diel.

“Doli një polic atje dhe tha do jetë me radhë. Këtu vijnë një nga një dhe futet ai që është më i fortë,” shprehet një qytetar që priste pranë morgut.

Familjarë të personave që kanë ndërruar jetë nga Covid 19 përplasen për radhën e tërheqjes së trupave nga morgu. Madje për të evituar kaosin është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Qytetarët shprehen për Tvt se për shkak të mosinformimit nga ana e morgut iu ka kaluar dhe ora për procedurën e varrimit të të afërmve që kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

“Kam që dje në 5 e gjysmë. Kam nipin këtu, s’e kam marrë akoma. Kam fjetur te stolat dhe sot akoma s’e kam marrë. Nuk më informon askush. Më thonë 5 minuta, 5 minuta që dje. Kam varrimin në 3 por unë s’e kap dot,” shprehet një tjetër qytetar.

Në prani të kamerave, një efektiv policie mundohet të komunikojë me punonjësit e morgut për të sqaruar radhën.

“Futu dërgo rrobat. Një person të lutem, një person,” shprehet polici që lejoi të futet qytetari, i cili ishte në radhë që dje.

Përveç qytetarëve që prisnin me orë të tëra, kishte dhe punonjës të agjencive funerale duhet të tërhiqnin trupat nga morgu në oraret e caktuara në urdhrin e punës.

“Më kërkojnë para shtesë për oraret që mbajmë. Nuk na lënë të futemi sipas radhës,” - shprehet një prej punonjësve të agjencive funerale.

Teksa situata në morg është e mbingarkuar, institucionet ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit duke mos dhënë shpjegime për kaosin e krijuar. I kontaktuar nga TvT drejtori i morgut, Bledar Xhemali, tha se është në kompetencën e Qedrës Spitalore Universitare të japë sqarime për çdo problem që lidhet me viktimat nga Covid 19.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy