Protesta e kamionistëve, Selmani: BE i ka dhënë sinjalet, nuk do lejojë asnjë shkelje

Protesta e kamionistëve, Selmani: BE i ka dhënë sinjalet, nuk do lejojë asnjë shkelje

Protesta e kamionistëve nga Maqedonia e Veriut vijon në ditën e katërt në pikën kufitare të Qafë Thanës. Mbi 370 mjete të tonazhit të rëndë janë të ndaluara, ndërsa transportuesit kërkojnë ndryshime në sistemin e ri elektronik Schengen.

 

Në një intervistë për MCN TV, Bashkim Selmani, drejtues i Institutit për Ekonomi dhe Politikë, tha se me hyrjen në fuqi të digjitalizimit, BE nuk do të bëjë asnjë shkelje. 

 

Kemi një kufizim të të drejtave transportuese. Është diskriminuese ndaj kompanive shqiptare. 

 

Këto vende nuk merren seriozisht me BE. 

 

Ka qenë dëshirë e lirë e këtyre shteteve të solidarizohen. Ka filluar nga Kroacia, Bosnja etj. të cilat janë të prekura direkt. Mungesa e koordinimit ndërinstitucional mes këtyre shteteve. 

 

Janë qëndrime të kundërta. Ne flasim për standarde dhe kritere të BE. BE ka bërë edhe lëshime, por me hyrjen në fuqi të digjitalizimit nuk do të lejohet asnjë shkelje. Ne mbahemi nga BE dhe BE deri tani ka bërë shumë lëshime. Të gjitha konventat duhet të zbatohen. 

 

Unë besoj që ky është vetëm një sinjal i BE që nuk do të bëhen më lëshime. Serbia përpiqet të shfrytëzojë as sa mundet nga BE dhe orientimin e ka nga Rusia. Edhe Maqedonia e Veriut po shkon në atë rrugë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy