Tjetër shkarkim në administratë, ikën edhe Drejtoresha e Punësimit në Tiranë, mori pjesë në fushatë

Tjetër shkarkim në administratë, ikën edhe Drejtoresha e Punësimit në Tiranë, mori pjesë në fushatë

Një tjetër shkarkim në radhët e administratës publike nga ministrat teknikë të PD-së. Mësohet se së fundmi, Marisa Kaçori. Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit është shkarkuar për përfshirjen e administratës në fushatë.

Në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë thuhet se në kuadër të masave të marra për parandalimin e angazhimit të punonjësve të administratës publike në aktivitete elektorale, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja Xhulieta Kërtusha ka firmosur sot propozimin për largim nga puna të drejtoreshës rajonale të Shërbimit Kombëtar të punësimit, Tiranë.

Ministrja Kërtusha i ka propozuar z. Artur Mickaj, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, largimin nga puna të znj. Marisa Kaçori me arsyetimin se për këtë të fundit ka fakte që vërtetojnë pjesëmarrjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

“Kjo masë vjen në kuadër të përpjekjeve për të garantuar mospërdorimin e administratës publike në fushatën zgjedhore si një kusht për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në urdhrin e Kryeministrit nr. 65 datë 12.05.2017 “Për marrjen e masave për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore të mjeteve, fondeve dhe materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike, si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, të çdo niveli, për zgjedhjet e Kuvendit”, deklaron MMSR.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy