Topalli: Diferenca mes Berishës dhe Bashës

Topalli: Diferenca mes Berishës dhe Bashës

“Unë kam qenë PD dhe unë kujtoj bojkotin e 97-ës dhe di debatet që bëheshin në këshill kur ishte Berisha. Kur ishte Basha nuk pranonte me mbledh forumet se nuk pranon debatet”, ky sipas kryetares “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli është ndryshimi mes Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Topalli tha akuzoi Bashën se nuk mund të mbledhë grupin pasi sipas saj nuk përballon njerëz.

Pjesë nga intervista:

Ju kam ndjekur në të gjitha daljet dhe ju harxhoni kohë shumë për të demaskuar Bashën, kalimthi Ramën dhe kur flisni për planin politik ju sërish flisni për Bashën. Nga çadra nuk i nxori Basha shqiptarët se ishte edhe Basha aty. I nxorën amerikanët.

Topalli: I nxori marrëveshja me Ramën

Ajo ishte një humbje për PD, unë kam thënë mirë po futeni, por a e dini si do dilni. Ju e dini mirë që në protestën më madhore të opozitës pati telefonata nga përtej oqeanit dhe thanë në momentin që ju bëni këtë protestë ndërpresim marrëdhëniet me ju dhe ju quajmë terroristë. Pse Basha do të jetë shërbëtor i Ramës?Të thuash marrëveshja e nxori nga çadra më duket shumë.

Topalli: Marrëveshja është fakt. Unë kam kërkuar mbledhje grupi dhe kryesie dhe nuk pranonte. Ai nuk mbledh grup, nuk përballon njerëz përballë. Unë kam qenë PD dhe unë kujtoj bojkotin e 97-ës dhe di debatet që bëheshin në këshill kur ishte Berisha, kur ishte Basha nuk pranonte me mbledh forumet se nuk pranon debatet, ky është ndryshimi. Një njeri që nuk hyn në zgjedhje lokale dhe vazhdon të mbaj karrigen, ju mund të jeni dakord, por unë nuk jam. Kjo është jashtë çdo formimi. Me dorëzimin e mandateve nuk kam qenë kurrë. Ka kapërcyer çdo gjë dhe ka bërë armik ndërkombëtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy