Izraeli: 90 terroristë janë vrarë gjatë operacionit që kemi zhvilluar në spitalin al-Shifa

Izraeli: 90 terroristë janë vrarë gjatë operacionit që kemi zhvilluar në spitalin al-Shifa

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se deri më tani kanë vrarë më shumë se 90 persona të armatosur të Hamasit në operacionin që po zhvillojnë në spitalin Al-Shifa të qytetit të Gazës. 

Trupat eliminuan terroristët dhe gjetën armë në zonën e spitalit

Nga ana tjetër, protestuesit nga Forumi i Familjeve të Pengjeve bllokuan sërish unazën e Tel Avivit këtë mëngjes për t'i kërkuar qeverisë së kryeministrit Benyamin Netayahu të bëjë më shumë për lirimin e familjarëve të tyre të mbajtur rob në Gaza. 

Një nga tabelat e ngritura gjatë protestës, në të cilën binte në sy fytyra e Netanyahut, shkruhej: “Mos u ktheni nga Katari pa marrëveshje”.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka udhëtuar sot drejt Arabisë Saudite për të marrë pjesë në përpjekjet ndërmjetësuese për një armëpushim në Gaza. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy